Një banesë është djegur në Kavajë pasditen e sotme.
Pronari i banesës në përpjekje për të shuar flakët është përballur me problemet në frymëmarrje dhe është nxjerrë në gjendje të rënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 ku një banesë në katin e dytë të një pallati 5 katësh në lagjen Nr.5 u përfshi nga zjarri.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë larguar pronarin e banesës nga vendi.
Në videon e shpërndarë nga BalkanËeb shihet teksa nxirret nga banesa pronari i saj.