Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari për votimin e ‘Zgjedhores’: Deputetët që duket sikur kanë ndërruar mendje në minutën e fundit, i kemi thirrur në dialog


Deputetja Rudina Hajdari ka folur sot në një deklaratë për mediat,  pas dorëzimit në Kuvend të draftit përfundimtar për ‘Reformën Zgjedhore’.

Ajo thotë se opozita parlamentare nuk është e përçarë lidhur me këtë çështje dhe se ata deputetë që duket se kanë ndërruar mendje në momentet e fundit, janë ftuar në dialog.

 “Ne kemi një qëndrim të unifikuar që prej fillimit, opozita parlamentare pavarësisht se duket se janë disa individë nga lista të ndryshme sa i takon reformës zgjedhore, ata deputetë të opozitës e ndiejnë në kurrizin e tyre si partitë janë sjellë me ta, reforma zgjedhore është një moment për të treguar e provuar aftësitë e tyre para elektoratit e të mos jenë pre e mundësisë që të shkojnë te një kryetar partie e t’i luten për të pasur mundësinë të rikthehen në Parlament.

Mendoj që do ecin përpara, shumë deputetë kanë mundësinë të qëndrojnë të unifikuar sa i takon reformës zgjedhore, kemi takime të shpeshta, e deri më sot shohim shumë pak deputetë që janë duke ndërruar qëndrim, edhe ata që ndoshta në momentet e fundit duket sikur kanë ndryshuar qëndrim, i kemi bërë pjesë të debatit për t’i informuar çfarë po ndodh“– ka deklaruar Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *