Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha.

Ajo është hetuar në të tre shtyllat e Vettingut: atë të integritetit moral, profesional dhe pasuror.

Valdete Hoxha është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992 kur ka punuar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, më pas në Gjykatën Ushtarake të Apelit në Tiranë.

Pas shkrirjes së kësaj të fundit, ka qenë gjyqtare tek Apeli i Tiranës. Gjatë gjithë këtyre viteve që Hoxha ka ushtruar profesionin si gjyqtare, ndaj saj ka patur 33 denoncime, por KPK nuk beson se ato ishin të mjaftueshme që të mos shpallej e pastër dhe të ndalohej të ushtronte detyrën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *