Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një i moshuar.
Pasi u përplas nga një automjet, këmbësori i moshuar me inicialet Q.L u transportua për në spital, por për fat të keq nuk mundi të mbijetonte.
“Rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në rrugën e unazës, automjeti tip BMV me drejtues shtetasin K.I ka goditur aksidentalisht këmbësorin Q. L., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjende të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me inicialet K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.