Sulmuesi i Barcelonës, Mesi, është një nga 7 lojtarët në histori që kanë arritur të shënojnë më shumë se 700 gola gjatë karrierës së tyre.
Më poshtë është një listë me 6 emrat e tjerë që e kanë vendosur më herët këtë rekord.
- Josef Bican (1928-1955), 805 gola – Shustek, Farbenlutz, Rapid Vjenë, Admira Vjenë, Sllavia Pragë, Vitkovice, Skoda, Hradec Kralove, Dinamo Pragë, Austri, Çekosllovaki, Bohemi-Moravi
- Romario (1985-2009), 772 gola – Vasko da Gama, PSV, Barcelona, Flamengo, Valencia, Fluminense, Al Sad, Majami, Adelajde, Amerika RJ, Brazil
- Pele (1957-1977), 767 gola – Santos, Nju Jork Kozmos, Brazil
- Ferenc Pushkas (1943-1966), 746 gola – Honved, Real Madrid, Hungari, Spanjë
- Gerd Myler (1963-1981), 735 gola – Nordlingen, Bajern Mynih, Fort Lojderdejld Strajkers, Gjermani
- Kristiano Ronaldo (2002-), 730 gola – Sporting Lisbonë, Mançester Junajtid, Real Madrid, Juventus, Portugali
- Lionel Mesi (2004), 700 gola – Barcelona, Argjentinë