Një grua 53- vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ndërsa po përpiqej të ndizte pompën e ujit.
Ngjarja la ndodhur në fshatin Kolsh, në Kukës. Gruaja është dërguar në spital, por pa shenja jete.
“Në Kolsh, në banesën e saj, shtetësia Z.O., rreth 53 vjeçe, duke ndezur pompëm e ujit e ka zënë korrenti. Është dërguar në spitalin Rajonal nga familjarët pa shenja jete. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.