Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrohet banda e shpërndarjes së drogës në Mykonos, arrestohet 5 shtetas shqiptarë


Policia greke shkatërroi një organizatë të tregtimit të kanabisit në ishullin e famshëm grek Mykonos.

Sipas autoriteteve greke,në pranga kanë rëne 5 shtetas shqiptarë të moshave 25-45 vjeç, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen publik.

Policia thotë se kishte informacion për aktivitetin e organizatës,dhe mbasi i ndoqi për disa ditë,mundi ti vërë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale,u sekuestruan 7.2 kg kanabis,3 peshore elektronike,3500 euro kash,nje pistoletë TT e prodhimit kinez,si dhe sasia prej 75 gramë kanabis i përpunuar.

Mësohet se anëtarët e organizatës e fshehnin lëndën narkotike në disa vrima të improvizuara jashtë banesave të tyre. Madje për gjetjen e drogës,u përdor qeni i drejtorisë së anti drogës së rojës bregdetare të ishullit.

Prej hetimeve rezultoi se të 5 shtetasit shqiptarë të arrestuar,jetonin në Greqi pa leje qëndrimi.

Agjentët thonë se organizata ka tregtuar gjatë vitit të fundit sasi të mëdha droge ne piacën e narkotikëve të Mikonos,atraksionit  turistik më të rëndësishëm  në detin egje.

Përfitimet e organizatës investoheshin në vendin tonë në prona dhe  automjete luksoze.

5 të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për mase sigurie,të enjten në mesditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *