Vendosni fjalën kyçe....

Sia tanimë është gjyshe, djali adoleshent bëhet me binjakë


Këngëtarja australiane Sia është bërë nënë dhe gjyshe brenda një periudhe 1-vjeçare. Në vitin 2019, këngëtarja 44-vjeçare, birësoi dy djem 18-vjeçarë sepse sipas sistemit të kujdestarisë ata tashmë “ishin plakur” dhe do duhej të ia dilnin vetë.

Tani 19-vjeç, një nga djemtë e saj është bërë baba. Ditën e martë, Sia e emocionuar tha në një intervistë: “Djali im më i vogël sapo është bërë me dy fëmijë. Unë jam një gjyshe!”

Sia tha se fëmijët e birësuar tani e quajnë ‘Nana‘.

Me shaka, këngëtarja tha se po përpiqej t’i mësonte ata ta thërrisnin “Lovey” në vend të kësaj. Ajo zbuloi gjithashtu se djali tjetër i birësuar së fundmi doli hapur si homoseksual. Sia shton: “Ai po lulëzon dhe është drita e jetës sime… Unë e dua shumë atë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *