Vendosni fjalën kyçe....

Arben Shehu zyrtarisht kreu i ri i KLSH-së, merr 108 vota në parlament


Arben Shehu është zyrtarisht kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kandidatura e propozuar nga presidenti Meta pak kohë më parë ka marrë 108 vota në seancën e ditës së sotme.

Pas votimit Shehu ka falënderuar deputetët.

“Faleminderit për besimin” – ka thënë Shehu gjatë seancës së sotme menjëherë pas votimit.

Ai ishte kandidatura e katërt e presidentit Meta për kreun e KLSH-së pas përfundimit të mandatit të Bujar Leskajt.

Shehu është pedagog prej 16 vitesh në Fakultetin e Drejtësisë ndërsa është i diplomuar edhe në degën Administrim-Biznesi në vitin 2018.

Ai ka një mastër ne shkencat penale si dhe është Doktor i Shkencave Ligjore në fushën e krimit të organizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *