Avdullah Hoti viziton ditën e nesërme Tiranën për herë të parë në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës.
Kryeministria e Shqipërisë ka zbardhur agjendën e takimit mes dy delegacioneve homologe.
Rama dhe Hoti do zhvillojnë takimin në Pallatin e Brigadave ndërsa do japin një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 11:30.
Njoftimi:
Ditën e premte, datë 3 korrik, ora 10.00, në Pallatin e Brigadave zhvillohet Ceremoniali i Mirëseardhjes për Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. (Sinjalin ndryshe nga herët e tjera, për shkak të situatë së pandemisë, do ta merrni pranë pajisjes shpërndarëse të vendosur në Pallat të Brigadave)
Ora 10.10 – Takim ndërmjet dy Kryeministrave; (Kamera dhe fotograf zyrtar)
Ora 10.15 – Takim mes dy delegacioneve; (Kamera dhe fotograf zyrtar)
Ora 11.30 – Konferencë e Përbashkët për Shtyp (Sinjalin ndryshe nga herët e tjera, për shkak të situatë së pandemisë, do ta merrni pranë pajisjes së vendosur në Pallatin e Brigadave)
Ju lutemi dërgoni emrat e gazetarit, teknikëve si dhe targën e makinës së transmetimit live.
Duhet të jeni në Pallat të Brigadave jo më vonë se ora 09.30