Vendosni fjalën kyçe....

Balla i përgjigjet Bardhit: Ky zotëria duhet të dijë se Kuvendi ka rregulla


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur thirrjes së Gazment Bardhit, që Kuvendi të fusë në mënyrë urgjente miratimin e ndryshimeve për Kodin Zgjedhor.

Balla thotë se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së nuk mund të bëjë ultimatume të tilla sepse Kuvendi ka disa rregulla.

“Kishte dalë një zotëri Gazmend apo Gazmir Bardhi dhe jepte urdhër që Kuvendi të fuste në rend të ditës votimin e Kodit zgjedhor. Ky zotëria duhet të dijë se Kuvendi ka rregulla. Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë sipas të gjitha normave parlamentare. Do të jemi serioz të respektojmë marrëveshjen por do ta diskutojmë edhe me opozitën parlamentare”, tha Balla.

Këtë paradite, Gazmend Bardhi, i kërkoi kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi që të bëjë pjesë të rendit të ditës në seancën e radhës plenare miratimin e Kodit të ri Zgjedhor. Sipas Bardhit, çdo ditë vonese ishte vonesë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *