Vendosni fjalën kyçe....

Shahini: Mësimi do fillojë në 14 shtator, por jo si më parë për shkak të Covid-19


Pandemia e Covid-19 duket se do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si do zhvillohet mësimi vitin e ardhshëm edhe në vendin tonë.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku tha se po punohet për detajimin e një plani, ku do ketë një kombinim të mësimit mes atij të zhvilluar në bankat e shkollës dhe atij online.

“Mësimi do fillojë në shtator, por nuk do jetë i njëjti si më parë për shkak të Covid-19. Ne po zhvillojmë politikat e mësimit të përzier, një pjesë e të cilit do zhvillohet në shkollë dhe pjesa tjetër do vijojë online dhe do vijojë dhe në kanalin e RTSH-së “RTSH SHKOLLË”.

Do bëhet një kombinim. Për planet e detajuara do na duhet edhe pak kohë sepse do shohim si do përhapet më tutje pandemia. Nëse frenohet përhapja do ndryshojmë planin e nëse përhapet shumë marrim një vendim tjetër. Do ju njoftojmë. Gjatë kësaj kohe po zhvillohen xhirimet dhe RTSH do jetë gati të zëvendësojë shkollën në kushte shtëpie.

Nëse deri tani kemi përdorur në shumë raste ‘whatsapp-in’ si një aplikacion i njohur më shumë nga nxënësit dhe mësuesit, tani do fillojnë të përdorin një platformë tjetër.”- tha Shahini.

Më pas ajo tha se mësimi për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme “do të fillojë në datën 14 shtator”./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *