Vendosni fjalën kyçe....

Ekonomia e SHBA-ve shtoi 4.8 milionë vende pune në qershor, bie ndjeshëm papunësia


Ekonomia e SHBA-ve shtoi 4.8 milionë vende pune në qershor dhe shkalla e papunësisë ra në 11.1 përqind, të dyja më mirë sesa pritej, shkruan Breitbart.

Ekonomia ka shtuar rreth 7.3 milionë vende pune në dy muajt e fundit. Rritja në radhët e punëtorëve të punësuar tregon se ndërmarrjet rritën punësimin ndërsa ekonomia u rihap dhe konsumatorët u kthyen në dyqane, restorante dhe biznese të tjera që ishin mbyllur në mars dhe prill.

Rritja e vendeve të punës ishte e fortë në restorante dhe bare, duke reflektuar rihapjen e atyre institucioneve në të gjithë vendin, të cilat shtuan 1.5 milion vende pune, tha të enjten Departamenti i Punës.

Por punësimi mbetet 3.1 milionë nën nivelin e shkurtit, një muaj para se pandemia të godiste ekonominë e SHBA-ve.

Dyqanet e shitjes me pakicë shtuan 740,000 vende pune. Punësimi në prodhimtari u rrit me 356,000 por është ulur me 757,000 që nga shkurti.

Rritjet e punësimit në qershor u përqendruan në sektorin e automobilave që shtuan 196,000 vende pune.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *