3 shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia e Italia.
Dy prej tyre janë dënuar për kultivim e shitje lëndësh narkotike ndërsa i treti për mashtrim.
Personat e ekstraduar janë Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë dhe Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin.
Gjergji është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Rama, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kurse Rexha është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.