Vendosni fjalën kyçe....

Gjuzi nuk i bindet rregullores as pas dënimit, Ruçi: Je i sëmurë


Pasi u përjashtua për disa ditë nga Kuvendi, deputeti Kujtim Gjuzi është rikthyer në Parlament. Por duket se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe preferon të shkelë përsëri rregulloren.

Madje akuzon kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin për shkelje të rregullores.

 “Në seancën e kaluar unë mungova për arsye se ju pretenduat që kisha shkelur etikën dhe rregulloren. Në fakt z.kryetar rregulloren e shkelni ju që nuk lejoni deputetin konservator të replikojë me kryeministrin edhe kur ai përdor epitete e fyen, edhe kur kryeministri tenton ta denigrojë opozitën e përgjegjshme parlamentare.

Zoti kryetar unë kam respekt për institucionet dhe për postin tuaj por nuk mund të jem dakord me ju dhe për atë që tha kolegu që gjërat këtu me kodin zgjedhor bëhen natën. 7 parti politike kanë depozituar në mënyrë ligjore, pas konsulimit një projekt, draft për të diskutuar për ta hapur kodin zgjedhor.

Ta harrojë PS dhe sekretari i saj i përgjithshëm dhe kryetari i saj se mund të shkojë me këtë kod. Z.kryetar ju kam thënë jo vetëm në telefonatën që kishim së bashku dhe gjeta mirëkuptimin tuaj, për çështjen e Byrosë që e shtytë dhe afruat të hënën. Në fakt mësohet që kishe vendosur veton për të çuar dënimin nga 10 në 4 ditë pasi kolegët e mi edhe të PS, thanë me 3 apo 2.

 Z.kryetar në fakt s’duhet të kisha marrë fare dënim. Sepse jemi opozita që e mbajtëm parlamentin në këmbë, që të mbajtëm dhe juve kryetar të Kuvendit. Dua t’ju shpreh indinjatën time. Nenet që ka kjo rregullore mos i shkelni ju. Nëse ju i shkelni dhe unë do t’i shkel”, tha Gjuzi.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu kundërpërgjigj, duke e quajtur deputetin të sëmurë që kërkon të ndërhyjë me replica kur flet kryeministri.

 “Që të bësh replikë personale me kryeministri është kur je i atakuar drejt për atë që ke shprehur apo ke thënë. Ju tërheq vëmendjen që jeni i vetmi deputet që ndërhyni në kundërshtim me rregulloren sa herë flet kryeministri. Është kategorikisht e ndaluar që të ndërhysh. Në asnjë parlament demokratik. Edhe njëherë mos ndërhy. Je i sëmurë në këtë pikëpamje. Jam mjek jashtëzakonisht i mirë politik. Mos kujto se erdhe në këtë sallë dhe u bërë atë ditë politikan. Nuk duhej të merrej vendim për ty. Është ekskluzivitet i sekretariatit që e ka marrë atë vendim dhe ka vetëm një organ që e gjykon që është Byroja e kuvendit. Byroja e Kuvendit në uljen e dënimit tënd pati në konsideratë jo se ti nuk kishte shkelur rregulloren por pati parasysh dhe reflektimin tënd duke kërkuar ndjesë kur u paraqite. Byroja gjykoi që nga 10 ditë ta bënte 4 ditë. Sa i përket asaj që prezenca juaj këtu mbajti në këmbë maxhorancën, të kujtoj që maxhorancën e mbajtën në këmbë këmbët e veta, se ka të gjithë numrat e domosdoshëm që ky parlament të ishte funksional si për atë dhe për mua që jam këtu”, u shpreh Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *