Vendosni fjalën kyçe....

Hoti i shkon me kërkesë Ramës në takim, i kërkon një pjesë të portit të Durrësit në përdorim për Kosovën


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mbërritur sonte në Tiranë për takimin zyrtar që do të zhvillojë nesër më krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoti zbuloi edhe një nga propozimet që do t’i bëjë Kryeministrit Rama.

Bëhet fjalë për Portin e Durrësit, për të cilën është diskutuar vazhdimisht që do të shërbejë si pikë e përbashkët për të dyja këto vende.

Por Kryeministri Hoti ka tashmë një ide tjetër. Ai do të kërkojë që një pjesë e Portit të Durrësit të shërbejë si Port i Kosovës.

Tani kemi disa ide të tjera dhe nesër unë do t’i propozoj Kryeministrit Rama për një format komplet të ri të kësaj pike. Do t’i propozoj, do t’i kërkoj që kjo pikë praktikisht një pjesë e portit të jetë port i Kosovës, port detar i Kosovës, ku mallrat të hyjnë dhe zhdoganohen në territor të Kosovës. Ajo që po them është që një pjesë e portit, do të kërkoj që të jetë port detar i Kosovës ku mallrat që vijnë nga deti hyjnë në Kosovë praktikisht, edhe më andej kalojnë tranzit për në Kosovë”, u shpreh kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *