Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin tek Rruga e Kavajës


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Kavajës. Këmbësori i plagosur me inicialet H.B, është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 02.07.2020, rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.2, dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *