Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi tha se drafti për ‘Zgjedhoren’ është i njëanshëm, Ruçi: Nuk u kalua në 12 të natës


Në seancën e sotme plenare e cila ka filluar në orën 10:00, kreu i grupit demokrat Myslym Murrizi, tha se opozita parlamentare nuk do të lejojnë votimin e draftit të Reformës Zgjedhore në Parlament.

Sipas tij drafti i dorëzuar në Kuvend ka qenë i njëanshëm.

“Në mënyrë të fshehtë, si në 17 maj qenka dorëzuar një draft i njëanshëm i pazarexhinjve të 21 prillit të 2008. Zoti Balla nëse ju shkon në mend ju, Ramës, Bashës, Metës apo Monikës që paratë e pista që u keni marrë shqiptarëve, mendoni të bëni një ligj me vota të trafikuara në Kuvend e keni gabim. Nuk do të arrini ta çoni deri në fund, këtë gjellë qensh që gatuat do ua thellim syve. Unë jam anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ju garantoj se nuk do të merrni asnjë votë këtej. Lërini lojërat e pista. Nuk do u pijë ujë paratë, as ju, as vëllezërve tuaj që sorollaten ambasadave. Ndalni pazarin. 30 vite më parë u prishën kangjellat e ambasadave, 30 vite më pas ju vazhdoni, pinjollët e tyre, kërkojnë që të mbajnë shqiptarët peng”- ka deklaruar Murrizi.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi iu përgjigj Murrizit duke thënë se drafti i dorëzuar në Kuvend ka marrë konsensusin e të gjitha palëve, brenda dhe jashtë Parlamentit.

“Dy komente, kam mbi 15 ditë që u kam njoftuar këtu në sallë, që komisionit i ka mbaruar afati dhe ka përfunduar veprimtarinë, por kjo nuk do të thotë se çdo deputet të paraqesë nismë. Deputetë kanë sjellë një produkt mbi konsensusin. Nisma nuk është paraqitur në 12 të natës, por brenda orarit zyrtar, në orën 14:00 dhe është paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka lidhje komisioni”- u përgjigj Ruçi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *