Vendosni fjalën kyçe....

Nënë e bijë gjenden të pajeta në banesë/ Drejtori i policisë së Tiranës: Mendohet për vetëflijim, gjetëm shënime me përmbajtje fetare


Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, i ndodhur në vendin e ngjarjes, ku u gjetën e të pajeta nënë e bijë brenda banesës dhe në gjendje të rëndë vajza tjetër, deklaroi se deri më tani mendohet se viktimat të jenë vetëflijuar.

Sipas tij në vendin e ngjarjes janë gjetur shënime me përmbajtje fetare si edhe ka pasur shenja të mos-ushqyerjes.

Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk kam kontakt me motrën dhe dy mbesat e mia. Është njoftuar zjarrfikësja. U ngrit  hetimor. Shkuam në banesë dhe në pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja.  Menjëherë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe jorgan vajza tjetër. Po kryhen veprime në vendngjarje. Sipas ekspertit mjeko ligjor dy viktimat nuk kanë shenja dhuna dhe dyshohet se janë vetëflijuar. Do tju njoftojmë konkluzionet e mjekut ligjor. Mendohet për një vetëflijim. Kemi gjetur shënime të ndryshme, me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjuterët. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara, por kanë qenë të papuna. Ka pasur shenja të mosushqyerjes ditët e fundit“-tha Jaupaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *