Dy automjete janë përplasur në fshatin Papër të Elbasanit.
Nga përplasja është plagosur drejtuesja e një nga makinat e përfshira në aksident.
E plagosura është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë po heton për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.