Qindra elefantë kanë ngordhur në Botswana gjatë dy muajve të fundit, e shkencëtarët e kanë quajtur këtë një nga katastrofat më të mëdha të ndodhura ndonjëherë.
Dr. Niall McCann tha se kolegët e tij në vendin e Afrikës së Jugut kishin parë më shumë se 350 kufoma elefantësh në Delta Okavango që nga fillimi i majit, shkruan BBC.
Askush nuk e di pse kafshët po vdesin, me rezultatet e laboratorit që pritet të dalin pas disa javësh.
Botswana është shtëpia e një të tretës së popullsisë së elefantëve në rënie të Afrikës.
“Kjo është plotësisht e paparë në aspektin e numrit të elefantëve që vdesin në një ngjarje të vetme të palidhur me thatësirën”– tha Dr McCann.
Në maj, qeveria e Botswana-s përjashtoi gjuetinë pa leje si një arsye e kësaj ngjarjeje.
Dr McCann gjithashtu ka përjashtuar si mundësi helmimin natyral nga antraksi, i cili vrau të paktën 100 elefantë në Bostwana vitin e kaluar. Por helmimi dhe një patogjen i panjohur vijojnë të mbeten si mundësi.