Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se nuk është tifoz i listave të hapura por shtoi se konsensusi i arritur mes partive në Këshillin Politik duhet të prodhojë një rezultat të prekshëm për shqiptarët.
Ai tha gjithashtu se listat e hapura ndikojnë në procesin e demokratizimit të partive duke shtuar se nuk u druhet listave të hapura.
“Tani mblidheni katër veta dhe doni t’i imponoheni Kuvendit. Vetëm Gjykata Kushtetuese në raste të veçanta mund t’i imponohet Kuvendit. Jemi në një proces dhe ne e kemi respektuar jo vetëm më fjalë nismën tuaj. Ndoshta nu kishim mundësi të bënim ndryshe sepse nuk i kishim votat por konsensusi i arritur duhet të prodhojë një rezultat për shqiptarët. Secila palë duhet të bëjë koncesionet e veta. Unë nuk besoj te efekti çudibërës i listave të hapura. Besoj se listat e hapura e ndikojnë procesin e administrimit të votës. Kjo gjë do zgjaste procesin e numërimit të votave.” – tha Rama.