Ministri i shëndetësisë në Zelandën e Re ka dhënë dorëheqjen. Siç shkruan BBC, David Clark edhe më parë ishte ulur në pozitë, pasi kishte shkelur rregullat për të dërguar familjen e tij në plazh. Ai tha se po të vijonte detyrën, kjo do të shpërqendronte njerëzit nga reagimi i përgjithshëm i qeverisë ndaj pandemisë.
Kryeministri Jacinda Ardern konfirmoi këtë të enjte se ajo kishte pranuar dorëheqjen e tij.
Çfarë ka bërë Clark?
Në një rast, autoritetet kishin lejuar dy persona të linin izolimin herët për të vizituar prindin që po vdiste, pa u testuar për virusin. Ata u konfirmuan më vonë se kishin Covid-19.
“Unë kam përgjegjësinë e plotë për vendimet e marra gjatë kohës sime si Ministër i Shëndetësisë.” – tha Clark.
Ky incident vetëm sa e shtoi presionin ndaj ministrit të Shëndetësisë, i cili ishte kapur disa herë në shkelje të rregullave.
Në muajin prill, ai ishte ulur në pozitë pasi gjatë fundjavës së parë të bllokimit kishte çuar familjen në plazh. Ai më parë ishte ofruar të jepte dorëheqjen, por u mbajt në rolin e tij për shkak të krizës në vazhdim.