Pas kërkesës së OFL-s, SPAK i drejton gjykatës dosjen për sekuestron e disa prej pasurive të Emiljano Shullazit. Ndër pasuritë janë pjesa takuese në ish hotel Vollgën në Durrës ku 749.6 m2 truall dhe 1129.39 m2 ndërtesë. Po ashtu SPAK kërkon të sekuestrohet deri në justifikim e burimit të krijimit edhe mjeti në pronësi të Shullazit një mercedez benz model AMG 65.
Në 11 shkurt OFL i dërgoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë Emiljano Shullazit. Ndërkohë avokati i tij, Vladimir Meçe, në atë periudhë tha se pasuria e Shullazit ka kaluar në sitën e ligjit antimafia dhe nga ky hetim sipas tij, ai nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme.
Shullazi është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posacëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”.
VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com