Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Durrës, policia identifikon autorin, shoqërohen disa persona të lidhur me ngjarjen


Të shtëna me armë janë regjistruar në Durrës pasditen e sotme ku pas një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi me iniciale A.V ka qëlluar në ajër.

Policia ka shoqëruar disa persona pasi dyshohet se janë përfshirë në konflikt.

Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës,  pas një konflikti të çastit,  shtetasi A.V dyshohet se ka  qëlluar  në ajër me  armë zjarri.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkohë janë shoqëruar në Polici  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *