Vendosni fjalën kyçe....

U kapen 20 emigrantë në rulot, arrestohen në Korçë tre të rinj nga Tirana


Tre të rinj nga Tirana janë ndaluar në Korçë.

Ata akuzohen se përfitonin shuma të hollash duke ndihmuar emigrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin e Shqipërisë.

Në pranga kanë rënë 28-vjeçari me iniciale K.Sh., 29-vjeçari me iniciale R.R. de 27-vjeçari me iniciale K.B.

Ata u kapën pranë fshatit Eçmenik të Devollit duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës. Sipas policisë, ata përfitonin 500 euro nga secili emigrant ndërsa transporti bëhej me anë të një mjeti rulot.

Njoftimi

Tre të rinj nga Tirana u arrestuan nga policia e Korçës për dhënie ndihme ndaj shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Të arrestuarit janë

– K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

– R. R., 29 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

-K. B., 27 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

Tre të rinjtë u kapën duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga fshati Eçmenik-Devoll, në drejtim të Tiranës, 20 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 500 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Transportimi i shtetasve të huaj kryhej, me mjetin tip “Roulotte”, me drejtues shtetasin K. Sh., ndërsa dy shtetasit e tjerë R. R., dhe K. B.,udhëtonin me mjetin tip “Volkswagen Golf”, të cilët në afërsi të fshatit Gështenjas, gjatë ndjekjes së tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe u ndaluan.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *