Vendosni fjalën kyçe....

Vranë një person gjatë grabitjes në Fier, kërkohet burg përjetë për 3 autorët


Prokuroria e Fierit ka kërkuar burg përjetë për tre persona që gjatë një grabitjeje të një pike të këmbimit valutor më 2 mars 2018 vranë një person e plagosën një tjetër.

Organi i akuzës ka kërkuar burg përjetë për Lulëzim Demirajn, 42 vjeç, banues në Vajzë të Vlorës, Zini Fyrajn, 37 vjeç, banues në Sevaster të Vlorës dhe Dashamir Gergalin, 41 vjeç, banues në Zhupan të Fierit.

Tre personat e lartpërmendur u futën për të grabitur një pikë këmbimi valutor në Fier dhe Agur Vrenozi, pronari i në byrektoreje ngjitur me të, u përpoq të ndalonte grabitësit.

Më pas ata e qëlluan me plumb në kokë 53-vjeçarin i cili humbi jetën në spital si dhe plagosën pronarin e pikës së këmbimit, Gëzim Hoxha.

Pak pas grabitjes ata u ndaluan nga policia pranë fshatit Baltëz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *