Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Hetimi për lidhjen me mafian italiane të Eco Tiranës duhet të përfshijë edhe tenderat për diferencimin e mbetjeve


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar se përveç lidhjes me mafian e kompanisë së pastrimit Eco Tirana, hetimi duhet të përfshijë edhe tenderat e zhvilluara nga kjo kompani.

Sipas Zhupës, kompania ka bërë tendera pa garë dhe fitues të paracaktuar në 4 vjet.

Ajo sqaron se janë 52 kontrata publike me vlerë 5 miliardë lekë të zhvilluara ku 27 prej tyre kanë qenë garë me vetëm një pjesëmarrës ndërsa 92% e tyre janë fituar në pragun e fondit limit.

Postimi i plotë:

Hetimi për lidhjen me mafian italiane të Veliajt dhe Eco Tiranës duhet të përfshi edhe tenderat e zhvilluar nga kjo kompani dhe pse nuk e ka kryer funksionin e diferencimit të mbetjeve në Tiranë .

Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave ne fondin limit, kështu ka funksionuar për keto 4 vjet “Eco Tirana” sh.a .

Eco Tirana ka zhvilluar tendera me vlere 5 milard lekë, për 52 kontrata publike që ka lidhur. 27 prej këtyre kontratave kanë qenë garë me vetëm 1 pjesëmarrës, duke dhënë rreth 3 milard lekë me fitues të paracaktuar. Ndërsa në 92% e të gjithë tenderave janë fituar në pragun e fondit limit.

Tenderat kanë pasur objekt kryesisht për blerjen e makinerive dhe koshave të rinj me qëllim kryerjen e diferencimit të mbetjeve por ky proçes nuk ka ndodhur kurrë. Pra këto miliona janë fonde publike konsiderohen të shpërdoruara, në mos qofshin edhe të vjedhura.

SPAK vazhdon të heshtë kur provat janë evidente, Veliaj vazhdon të qeveris Tiranën dhe mos japi llogari pavarësisht se ortakët e tij në “Eco Tirana” Sh.a janë në hetim penal për lidhjen dhe përdorimin e kompanive për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo situate do marrë fund shume shpejt!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *