Presidenti francez Emmanuel Macron emëroi sot Jean Castex si kryeministrin e ri dhe nëse nuk e keni dëgjuar më parë këtë emër, ju falet.
Castex është kryebashkiaku konservator i një qyteti të vogël në jug të Francës, i cili ka bërë karrierë nën hijet e politikanëve me profil më të lartë. Ai kaloi në një rol më publik vetëm gjatë pandemisë, si zyrtari i lartë përgjegjës për trajtimin e planit të qeverisë për daljen nga bllokimi i koronavirusit.
Edhe pse një shërbyes civil me përvojë dhe një operativ i aftë politik, Castex nuk ka mbajtur kurrë më parë një pozicion ekzekutiv në nivel kombëtar.
Politico.eu rendit pesë gjëra që duhet të dini rreth kreut të ri të qeverisë së Francës.
- Ai ka punuar në Elysée
Castex mbart profilin klasik të një nëpunësi publik të nivelit të lartë francez, pasi ka ndjekur shkollën elitare kombëtare të administratës publike. Shkollë nga e cila u diplomua dhe Macron së bashku me shumicën e klasës së lartë politike.
Castex ishte një këshilltar për çështjet sociale në kabinetin e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, përpara se të bëhej zv/sekretar i përgjithshëm i Elysée në vitin 2011-të, një post kyç që pushtoi vetë Macron-in.
Kryeministri i ri filloi e karrierën e tij politike me konservatorin Xavier Bertrand, së pari si kryetari i tij i kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe më vonë në Ministrinë e Punës në vitet 2000.
- Ka përvojë në menaxhimin e krizave shëndetësore
Castex kishte detyrën e vështirë për të koordinuar lehtësimin e bllokimit në Francë, e cila i dha atij pseudonimin “Monsieur Déconfinement”. Ai konsiderohet se e ka kryer mjaft mirë punën e tij dhe raportohet se ka fituar shumë beteja të brendshme me anëtarë të ndryshëm të qeverisë.
“Është ai i cili vuri në zbatim planin pandemik gjatë krizës së gripit të shpendëve dhe doktrinën për rezervat e masave shtetërore. Me fjalë të tjera, ai di çfarë flet! ” tha ish-shefi i tij Bertrand për gazetën francize “Le Parisien”.
- Ai nuk ishte në klubin e Macron-it
Castex u afrua për herë të parë nga Macron pas zgjedhjeve në 2017-ës, kur presidenti francez i ofroi atij pozicionin e delegatit në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të vitit 2024.
Macron dhe ish-kryeministri Edouard Philippe, të cilin po e zëvendësojnë Castex, gjithashtu menduan për të në vitin 2018 për të drejtuar Ministrinë e Brendshme, raporton Le Monde. Por ky propozim nuk kishte mbështetjen e partisë së vetë Macron-it, të cilët e panë atë shumë afër Sarkozy-së dhe kundërshtuan emërimin e tij.
Sipas Le Figaro, Castex u largua nga partia e tij konservatore Les Républicains javën e kaluar.
- Castex është si Philippe, por më i mirë (ose kështu mendon Elysée)
Castex ka cilësi që janë parë si të humbura tek Philippe, duke përfshirë aftësinë e tij për të arritur në të gjithë rreshtin politik.
Raportohet se ai ka një marrëdhënie të mirë pune me sindikatat kryesore franceze, marrëdhëniet e të cilave me Elysée janë tensionuar që kur Macron-i vuri në krye të axhendës së tij një reformë të diskutueshme pensionesh.
Ish-udhëheqësi i sindikatës, Jean-Claude Mailly, i Force Ouvrière, dikur e përshkroi Castex si dikë me të cilin mund të bisedohet mjaft lehtësisht.
“Ai është një thikë e vërtetë e Ushtrisë Zvicerane, ka lidhje kudo dhe di të bëjë gjënë e duhur në vendin e duhur”- tha Franck Louvrier, ish-këshilltari i Sarkozy, për Le Point.
Ende, kryeministri i ri dhe paraardhësi i tij kanë profile shumë të ngjashme. Ata janë të dy politikanë konservatorë nga e njëjta gjeneratë.
- Atij i pëlqen regbi dhe historia
Castex ka një theks tipik nga Franca Jugperëndimore, i njëjti vend ku gjyshi i tij mbante poste zyrtare. Si baba i katër vajzave, ai e konsideron kulturën katalanase një ndikim të rëndësishëm në jetën e tij.
Babai i tij Claude, ishte president i një klubi regbi dhe Jean Castex shpesh merrte pjesë në lojëra kur ishte i ri. “Ai ishte një mbështetës i rregullt. Ai nuk ishte një sportist i shkëlqyeshëm, por kur ishte i ri luante vazhdimisht tenis”- i tha babai i tij gazetës lokale Sud-Ouest në vitin 2010.
Politikani gjithashtu është arsimuar në degën e historisë dhe ka botuar një libër për historinë e linjës hekurudhore midis Perpignan dhe Villefranche.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Politico.Eu / Përshtati në shqip Hashtag.al