Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tjetër padi në SPAK për shembjen e godinës


Aktivistët të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, kanë depozituar tjetër padi në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion lidhur me shembjen e godinës më 17 maj.

Në një deklaratë për mediat Adriana Kalaja deklaroi se janë paditur në SPAK, kryeministri, ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe ajo aktuale Elva Margariti, drejtori i Kadastrës hde Kryebashkiaku Erion Veliaj.

U kryen veprime kriminale. Të gjitha veprimet që janë bërë nga kryeministri, qoftë ish-ministrja Kumbaro, ministrja Margariti, drejtori i kadastrës etj kanë bërë veprime kriminale.
I kemi kallëzuar për shpërdorim detyre, korrupsion, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion pasiv.
Ne shpresojmë dhe besojmë se jemi të gjithë dëshmitarë të reagimit të Parlamentit Europian. Fakti që vijmë pranë SPAK besojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt gjërat do lëvizin dhe kemi marrë një informacion që SPAK ka nisur hetimet
”-deklaroi Kalaja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *