Vendosni fjalën kyçe....

“Doganë në Durrës për Kosovën dhe dokumente të përbashkta import-eksporti”-Premtimet e Ramës në konferencën me Hotin


Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në koferencën për shtyp me homologun Abdullah Hoti, deklaroi se kanë biseduar për krijimin e një stacioni doganor në Durrës enkas për Kosovën.

Rama premtoi realizimin e këtij projekti ndërsa shtoi se duhet të detajohet deri në fund marrëveshja për njëhësimin e dokumentacionit të impor-eksporteve mes dy vendeve.

Rama sqaroi më tej si mund të realizohet një stacion doganor për Kosovën në Durrës i cili më pas do rezultojë që të mos ketë kontrolle në Morinë.

Kemi diskutuar për të shtyrë më tutje procesin e bashkëpunimit, është shpresoj një ogur i mirë që Hoti vjen ndër të tjera edhe si një ndër protagonistët e gjithë kësaj rruge bashkëpunimi, pasi ka mbuluar role kyce institucionale, ka mbuluar aspekte të financave dhe ekonomisë dhe nga lartësia e eksperiencës së tij të padiskutueshme me siguri do të jetë një vlerë e shtuar në këtë proces, pasi nuk bëhet fjalë për vullnetin politik, pasi ka qenë, por për realizimin e marrëveshjeve të mbetura pezull, pasi një pjesë janë realizuar dhe janë në proces zbatimi.

Kemi diskutuar konkretisht do të vijojmë një bisedë konkrete për të gjithë elementët që lidhen me zbatueshmërinë sa më shpejt të disa marrëveshjeve kyce, sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës. Në parim është dakordësuar, por në zbatim ende nuk është e plotë, pasi ajo që Hoti ka ngritur në bisedë përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë, i pasuar nga një i dytë kontrolli në Morinë, por një i vetëm në Durrës, ku hyrja e mallrave për në Kosovë nga pikëpamja juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë kur mallrat zbarkohen në Durrës.

Në duhet një detajim deri në fund i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të mos e lejojnë. Po ashtu njësimin e dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes dy vendeve, e pamundur nëse nuk arijnë dy palët në nivelin teknik të kenë gjuhë të njësuar teknike. Mos vazhdojmë të kërkojmë ne në Shqipëri eksportuesve të Kosovës të kenë dokumente edhe të Shqipërisë, por një dokument të jetë i vlefshëm për të dyja vendet për eksportuesit apo importuesit. Në kushtet e nevojës për të përparuar më shpejt, shengeni rajonal mbetet një program ku shqiptarët këtej dhe andej kufirit duhet të shohin interesin e tyre strategjik. Nëse futemi bashkë në kornizën e shengenit rajonal mund të hapim kufirin pa asnjë kontroll për njerëzit

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *