Vendosni fjalën kyçe....

Duterte firmos ligjin kundër terrorizmit, tani policët mund të arrestojnë pa urdhër gjykate


Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, ka nënshkruar në ligj një ligj të ashpër kundër terrorizmit. Kjo vjen disa javë pasi ai pretendoi se grupet kryengritëse që luftonin kundër qeverisë kanë përfituar nga epidemia Covid-19.

Mediat lokale kanë raportuar këtë të premte, se Akti Antiterrorizëm i vitit 2020 i mbështetur tej mase nga të dy dhomat e parlamentit në fillim të këtij muaji, tani është aprovuar nga Rodrigo Duterte.

Legjislacioni krijon një entitet të ri të quajtur Këshilli Antiterrorizëm, i cili do të jetë në gjendje të lejojë forcat e sigurisë të arrestojnë të dyshuarit si terroristë pa një urdhër gjykate dhe t’i ndalojnë ata pa akuza deri në 24 ditë. Ligjet ekzistuese parashikojnë që të arrestuarit e tillë duhet të paraqiten në gjykatë brenda tre ditëve.

Ligji i ri ndalon gjithashtu “nxitjen e të tjerëve” për të kryer akte terroriste “me anë të fjalimeve, proklamimeve, shkrimeve, emblemave, flamujve, apo përfaqësimeve të tjera që priren për të njëjtin qëllim”.

Anëtarët e agjencive të zbatimit të ligjit tani do të jenë më pak përgjegjës për sjelljet e pahijshme – atyre nuk do t’u kërkohet të paguajnë afërsisht 10,000 dollarë për çdo ditë të arrestimeve të gabuara.

Duterte u zotua se do të jetë më i ashpër ndaj terrorizmit dhe kryengritjes. Në qershor, ai tha se Abu Sayyaf  si dhe Partia Komuniste rebele e Filipineve kishin përfituar nga kriza Covid-19.

Ligji kundër-terrorizmit është pritur me kundërshtime nga aktivistët lokalë për të drejtat, të cilët i kërkuan qeverisë ta kthejë atë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *