Vendosni fjalën kyçe....

Dwayne Johnson “mbreti” i ri i Instagramit, fiton më shumë se Cristiano Ronaldo e Kylie Jenner


Deri më tani Kylie Jenner dhe Cristiano Ronaldo sfidonin kokë më kokë njëri-tjetrin, për pasurinë që bënin nga Instagrami.

Por tanimë kemi një “mbret” të ri të këtij rrjeti social dhe ai është Dwayne Johnson i njohur ndryshe edhe si “The Rock”.

Sipas platformës “Hopper HQ”, Johnson është bërë influencuesi më i madh i Instagramit, duke kryesuar për herë të parë listën e yjeve që fitojnë më shumë para nga ky rrjet social.

Tani, Johnson mund të fitojë plot 1 milion dollarë për një postim të sponsorizuar dhe ka arritur në 188 milion ndjekës.

Ndërsa Kylie Jenner ka 183 milion ndjekës dhe fiton 986,000 dollarë për një postim.

Më të pasurit e Instagramit:

  1. Dwayne Johnson – 187 milion ndjekës, fiton 1,015,000 dollarë për postim
  2. Kylie Jenner – 182 milion ndjekës, fiton 986,000 dollarë për postim
  3. Cristiano Ronaldo – 225 milion ndjekës, fiton 889,000 dollarë për postim
  4. Kim Kardashian – 176 milion ndjekës, fiton 858,000 dollarë për postim
  5. Ariana Grande – 191 milion ndjekës, fiton 853,000 dollarë për postim
  6. Selena Gomez – 180 milion ndjekës, fiton 848,000 dollarë për postim
  7. Beyoncé Knowles – 149 milion ndjekës, fiton 770,000 dollarë për postim
  8. Justin Bieber – 139 milion ndjekës, fiton 747,000 dollarë për postim
  9. Taylor Swift – 135 milion ndjekës, fiton 722,000 dollarë për postim
  10. Neymar da Silva Santos Junior –139 milion ndjekës, fiton 704,000 dollarë për postim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *