Vendosni fjalën kyçe....

Hoti tregon tre projektet ambicioze mes Shqipërisë dhe Kosovës të diskutuara me Ramën


Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti tregoi tre projektet ambicioze që janë diskutuar në takimin me homologun e tij Edi Rama për dy vendet.

Ai tha se përveç Doganës së Kosovës në Durrës, dy projekte madhore po diskutohen siç është ndërtimi i një hidrocentrali në Shqipëri për furnizimin e Kosovës me energji elektrike dhe projekti i lidhjes me hekurudhë të dy vendeve.

Janë tre projekte konkrete që ne kemi diskutuar, e para që ka të bëj me krijimin e një pike doganore në Durrës për mallrat e Kosovës.

Ndërtimi i një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar Kosovën me energji dhe projekti madhor i lidhjes së dy vendeve tona me hekurudhë.

Në vjeshtë të këtij viti besoj do të gjenden fondet për realizimin e këtij projekti”-tha Hoti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *