Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim për grabitjen në Rinas, Talo Çela dyshohet edhe si autor i vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës


I shpallur në kërkim për grabitjen në Rinas, Talo Çela tashmë akuzohet edhe si autor i vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Dosja mbi vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia tashmë ka kaluar për gjykim në SPAK.

Policia për këtë ngjarje të ndodhur në 27 prill ka arrestuar Altin Ndocin dhe Klevis Allën.

Çela është shpallur në kërkim nga policia dhe ka dyshime se vrasja ka ndodhur pasi vëllezërit kishin informacion se ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas.

Sipas grupit hetimor, dyshohet se ai iu ka atyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ajo shumë parash, por ata kanë refuzuar. Prokuroria ka marrë dhe 3 dosje të tjera nga Elbasani, vrasje mafioze që mendohet se janë kryer nga e njëjta dorë. Ai është në kërkim dhe është i vetmi që nuk është arrestua, raporton News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *