Vendosni fjalën kyçe....

Irani regjistron çiftelinë në UNESCO, si e shpjegon zv.ministrja e Kulturës


Irani ka regjistruar në UNESCO si trashëgimi të vetën kulturore, një instrument të ngjashëm me çiftelinë, që atje quhet dotar.

Kompozitori Mark Luli thotë që shqiptarët po i humbasim ditë pas dite vlerat e trashëgimisë sonë jomatëriale, për shkak të pakujdesisë së institucioneve kulturore.

 “Çdo popull ka historinë e vet. Ne nuk jemi popull pa histori. Por, këtë unë do ta quaja diçka normale. Është fatkeqësi që e quaj normale, por do të na i marrin të gjitha vlerat tona, të gjitha vlerat tonë. Kjo do të thotë që populli shqiptar s’ka histori, por e keqja jonë vjen nga ata që na mbrojnë”, thotë Luli për “Report TV”.

Ndërkohë lidhur me këtë ka folur edhe zv.ministrja-muzikologe e ministrisë së Kulturës, Meri Kumbe.

Sipas saj nuk është i njëjti instrument që është regjistruar në UNESCO nga Irani, pasi elementët e saj kanë ndryshuar ndër vite, për shkak të migracioneve.

“Kultura, sidomos trashëgimia kulturore jomatëriale janë kultura që gjallojnë bashkë me njeriun, si të tilla migrojnë, shkojnë nga shteti në shtet, apo nga qyteti në qytet. Por, për të qenë korrekt nuk është regjistruar çiftelia, por shteti i Iranit ka vajtur me instrumentin e vet që quhet dotar. Nuk mendoj se duhet të krahasohen dy instrumente të ndryshëm në cilësinë e prodhimit të tingullit”, shprehet Kumbe.

Sipas zv.ministres, Ministria e Kulturës tashmë ka një fond të posaçëm për regjistrimin e këtyre vlerave të trashëgimisë jomateriale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *