Vendosni fjalën kyçe....

Meta me ambasadorët e Vishegradit: Prioritetet strategjike në këtë periudhë sfidash


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së vendeve të Vishegradit, nga Çekia tek Polonia.

Meta thotë se prioritetet strategjike në këtë periudhë sfidash janë: ekonomia dhe ndërlidhja, siguria dhe zhvillimi shoqëror.

Në këtë takim, Meta nuk ka humbur mundësinë për të diskutuar për integrimin e vendit drejt BE-së dhe ka falenderuar vendet e grupit V4 për mbështetjen e tyre në këtë proces.

“Me shumë kënaqësi e pranova ftesën e Ambasadorëve të vendeve të Vishegradit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia.

Ekonomia dhe ndërlidhja, siguria dhe zhvillimi shoqëror janë prioritete strategjike në këtë periudhë sfidash që po kalojmë.

Vlerësova prioritetet dhe objektivat ambicioze të Presidencës Polake për një V4 të fortë në një Europë të fortë, kthimin në normalitet, kontaktet ndërmjet popujve, si dhe qasjen për digjital V4 – e-V4.

Mjaft të gjetura dhe domethënëse ishin vendi i takimit të sotëm, lokomotiva polake në “Bulevardin e Ri”, dhuratë e viteve ’50, si dhe motoja e Presidencës: “Back on Track” Train!

Falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Grupit V4 në proceset e integrimit europian të rajonit tonë dhe shembullin e shkëlqyer të bashkëpunimit që përcjellin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shpreha bindjen se nën Presidencën Gjermane të Bashkimit Europian, me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese.“- shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *