Qindra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër dhunës së policisë në qendër të qytetit të Portland, protestë e cila edhe pse ishte paqësore në fillim, në fund u kthye në kaos.
Rreth orës 11:42 të ditës së enjte, policia pretendon se protestuesit filluan të hedhin fishekzjarre, gurë, kanaçe e shishe mbi policinë. Një protestues u plagos pasi u godit në fytyrë nga një fishekzjarr. Ky incident u kap dhe në kamera.
More shooting. There are very few places left to safely film this! pic.twitter.com/3YHcwULS9r
— Lindsey Smith (she/her) (@LindseyPSmith7) July 3, 2020
“Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e personelit si brenda ashtu edhe jashtë Shtëpisë së Gjykatës Federale, në orë 11:52, u shpall një trazirë”– thanë autoritetet në një deklaratë.
Disa arrestime janë bërë gjatë natës, megjithëse shifrat e sakta nuk janë dhënë. Gjatë këtyre konfrontimeve, autoritetet pretendojnë se dikush hodhi edhe një thikë xhepi mbi oficerët.
Një statujë 120-vjeçare e një dreri është hequr nga qendra e qytetit, pasi protestuesit për disa net rresht ndezën zjarre që dëmtuan bazën e saj.
Statuja, e cila ndodhet në majë të shatërvanit të David P. Thompson, ka qenë shënjestër gjatë këtyre javëve të protestave kundër racizmit sistemik, brutalitetit të policisë dhe vrasjes së George Floyd.
The garbage trucks are out because it’s the freaking morning. pic.twitter.com/SSR9VUlgzY
— Lindsey Smith (she/her) (@LindseyPSmith7) July 3, 2020