Mbytet në det një pushues te Shkëmbi i Kavajës. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 19:12, kur i moshuari nga Kosova i cili kishte ardhur për pushime në Shqipëri, po lahej në det.
“Durrës/Informacion paraprak. Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.
Kosovari udhëtoi katër ditë më parë drejt Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushime në bregdet dhe fatkeqësisht do të kthehet i pajetë në vendin e tij.
Me ngrohjen e temperaturave dhe hapjen e plazheve, janë shtuar incidentet në det që raportohen nga policia.