Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet sërish seanca ndaj Adriatik Llallës, mungonte gjyqtarja për arsye shëndetësore


Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Këtë herë shkak për shtyrjen është bërë mungesa e Gjyqtares Irena Gjoka për arsye shëndetësore

Llalla akuzohet nga SPAK për veprën penale të mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë.

Herën e kaluar seanca u shty pas kërkesës së avokatit mbrojtës për t’u njohur me dosjen. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 9 korrik, ora 12:00.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *