Ka shkuar në më shumë se 170 numri i viktimave nga rrëshiqjet e dheut pranë një miniere në Mianmar.
Fillimisht u raportua për 77 viktima, që u nxorrën nga poshtë dheut por një ditë pas ngjarjes tragjike numri i viktimave është rritur edhe më shumë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një miniere në shtetin Kachin ku qindra banorë të zonës e emigrantë mblidhen rreth minierës në kërkim të mineraleve të çmuara.
Minatorët po grumbullonin gurë në Hpakant, qendra e industrisë miliarda dollarëshe, kur vala e dheut u rrëzua mbi ta, duke i futur nën një shtresë baltë.
Thar Lin Maung, një zyrtar lokal nga Ministria e Informacionit, i tha Reutersit përmes telefonit se 171 trupa ishin nxjerrë nga dheu. Kërkimet vijojnë ende dhe autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet ende.