Vendosni fjalën kyçe....

6 vetëvrasje në 24 orë – Anija “Ocean Viking” shpall gjendjen e jashtëzakonshme


Një anije me 180 migrantë që lundron prej shumë kohësh në ujërat italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ky vendim ka ardhur si pasojë e përleshjeve mes njerëzve në bord dhe rëndesës psikologjike që ata po kalojnë.

Sipas gazetës italiane Repubblica.it, janë regjistruar gjashtë tentativa për vetëvrasje në 24 orë, e vetëm mëngjesin e kaluar një djalë tentoi të vetëvarej.

Shtatë herë anija ka kërkuar nga autoritetet italiane dhe malteze për të zbritur në një port, por më kot.  Asnjë përgjigje nuk erdhi as për kërkesën për evakuim të menjëhershëm mjekësor të 44-personave të cilët sipas ekuipazhit “janë në gjendje shqetësimi akut mendor, duke kërcënuar me akte vetë-dëmtuese dhe të dhunshme, me qëllimin e vetëvrasjes”.

Tensioni i fortë në bord ka bërë që disa prej të mbijetuarve të përplasen. Ka pasur kërcënime dhune ndaj njerëzve të shpëtuar dhe ekuipazhit. Kushtet e motit po përkeqësohen gjithashtu.

Ndërkohë, anija është në gadishmëri rreth gjashtëmbëdhjetë milje nga bregu i Sicilisë dhe ardhja në bordin e një psikologu është njoftuar. Gjithashtu pritet që në orët e ardhshme Ministria e Brendshme të caktojë një port në të cilin do të presë emigrantët, që do të kryejnë të gjitha procedurat shëndetësore për urgjencën e Covid-19.

Urgjenca e Covid gjithashtu ka rritur shqetësimet. Disa prej migrantëve të zbarkuar nga Sea Ëatch kanë rezultuar pozitivë dhe mungesa e strukturave të dedikuara për të izoluar migrantët po ngjall polemika midis administratorëve të Siçilisë. Në javët e fundit, Ministria e Brendshme ka punësuar një anije, të menaxhuar nga Kryqi i Kuq, për të izoluar emigrantët që zbarkojnë, por është e nevojshme të gjenden struktura të reja.

Shqetësimi është se, duke pasur parasysh përhapjen e epidemisë në Libi, mund të ketë pozitivë edhe në mesin e 180 personave  të Oqeanit Viking, ku megjithatë protokollet shëndetësore zbatohen me përpikmëri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *