Kosova ka regjistruar një nga ditët më negative për sa u përket viktimave lidhur me Covid-19. Ditën e sotme kanë ndërruar jetë 6 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 64.
Sipas njoftimit nga QKUK-ja, një nga pacientët ka ndërruar jetë te Klinika Infektive, dy në Klinikën e Pneumologjisë dhe tre në Klinikën e Mjekësisë Sportive.
Në njoftim theksohet se pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.