Këshilltari i lartë i presidentit të autoritetit palestinez, Abas, ka paralajmëruar se aneksimi i pjesëve të Bregut Perëndimor, mund të çojë në një kryengritje të re, gjithëpërfshirëse të palestinezëve, të mbështetur nga shumica e botës arabe.
“Kur gjërat ndizen atëherë mund të kemi një intifadë të re”, i tha Nabil Shaath, një këshilltar i lartë i Presidentit Mahmoud Abbas, kanalit France24.
“Dhe kryengritja e re ka të ngjarë të marrë mbështetje të gjerë financiare nga bota arabe”, shtoi zyrtari.
Këtë javë, dy fraksionet rivale palestineze – Hamas që qeveris Rripin e Gazës dhe Fatah, i cili është në krye të Bregut Perëndimor – premtuan një fushatë të përbashkët kundër planit të aneksimit të Izraelit.