Vendosni fjalën kyçe....

Dy shqiptarët zbresin në Rinas me më shumë se 31 mijë euro të padeklaruara, por e pësojnë


Policia Kufitare e Rinasit ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Ndërsa po përpiqeshin të futeshin të vend përmes aeroportit të Rinasit, janë ndaluar dy persona, njëri që vinte nga Turqia e tjetri nga Austria.

Ata kishin me vete shuma të mëdha parash, të cilat nuk i kishin deklaruar në momentin e hyrjes. Në total ishin 31 mijë e 400 euro, të padeklaruara të të dy personave.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtesishëm të bagazheve dhe kontrollit fizik të shtetasit M. U., banues në Turqi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në çantën e dorës së këtij shtetasi shumën 12900 euro, të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në momentin e hyrjes.

Po në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. Q, banues në Austri, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën në çantën e shpinës shumën 18500 euro, të cilën ky shtetas në momentin e hyrjes në nuk e kishte deklaruar.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kontrolleve dhe sekuestrimit të parave, specialistët për Hetimin e Krimit në Policinë Kufitare të Rinasit i proceduan penalisht dy personat e përmendur më lart.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *