Vendosni fjalën kyçe....

E ka thënë Lulzim Basha “jam babai i PD-së”? (Video)


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, deklaroi mbrëmjen e djeshme se si kryetar partie është në njëfarë mënyre babai i saj.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, ku po diskutohej mbi prurjet e reja në PD dhe hapjen e saj Basha iu përgjigj gazetarit Çani duke i thënë: “Kryetari i një partie politike është në njëfarë mase nëse mund ta quajmë babai dhe meqë unë jam prind dhe ti je prind nuk mund të flasim me emra të përveçëm.”

Ndër të tjera kreu i PD-së, foli edhe për sistemin zgjedhor duke thënë se ishte i hapur për ndryshimin e tij pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Basha sqaroi edhe ndryshimin e sjelljes së tij dhe truqeve të tij të PR-it duke pohuar se ndryshimi i veshjes, videomesazhet e fotot selfie vijnë pasi tani po kalon më shumë kohë në terren se në zyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *