Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar me aftësi të kufizuara në fshatin Peshtan të Policanit. Sipas familjarëve të tij, ai ka qenë duke kullotur bagëtitë në mal para dy ditëve por nuk është kthyer në shtëpi.
“Në fshatin Peshtan Poliçan, njoftohet se është gjetur nga familjaret e vet pa shenja jete shtetasi L.Ç., 55 vjeç me aftësi të kufizuara. Ky shtetas ka qenë duke ruajtur bagetitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi.“- thuhet në njoftimin e policisë.
Paraprakisht policia dyshon se 55-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak të Skraparit. Megjithatë vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.