Të rinjtë në Gjermani do të kenë një mundësi për të aplikuar për një vit trajnim ushtarak falas, si pjesë e projektit të Ministres së Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, që synon të adresojë një mungesë kronike të personelit në ushtri.
Kramp-Karrenbauer, pret që vullnetarët e parë të bashkohen me programin e quajtur “Viti juaj për Gjermaninë” në vitin 2021.
Pjesëmarrësit pritet të marrin gjashtë muaj trajnim bazë ushtarak në rajonin e tyre të lindjes dhe më pas të shërbejnë edhe për gjashtë muaj si rezervistë diku jo larg shtëpisë.
Projekti ka për qëllim të forcojë aftësitë mbrojtëse të ushtrisë gjermane, i cili ka vuajtur nga një mungesë pothuajse e vazhdueshme e rekrutëve të rinj.
Forcat e Armatosura Gjermane, ose Bundesëehr, gradualisht kanë zvogëluar fuqinë e saj që nga fundi i Luftës së Ftohtë, më e rëndësishmja pasi shërbimi i detyrueshëm ushtarak u shfuqizua përsëri në vitin 2011.
Që prej asaj kohe, ushtria ka qenë duke luftuar të plotësojë radhët e saj.