Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton: Si presidente do e kisha përballuar pandeminë Covid-19 më mirë se Trump-i


Hillary Clinton, rivalja demokrate e Presidentit Donald Trump në garën presidenciale 2016, ka sulmuar kreun e Shtëpisë së Bardhë lidhur me mënyrën si e ka trajtuar pandeminë COvid-19 duke thënë se ajo do kishte bërë një punë më të mirë nëse do ishtë zgjedhur presidente.

Ish-Sekretarja e Shtetit supozoi se një përgjigje më e orientuar drejt shëndetit, në krahasim me atë të përqendruar në rihapjen e bizneseve thelbësore dhe jo thelbësore, mund të kishte luajtur një rol vendimtar në përballimin më të mirë të pandemisë që ka goditur thuajse të gjitha vendet e globit.

“Ne jemi të sigurt se mund të kishim bërë një punë shumë më të mirë, duke modeluar një sjellje më të mirë, më të përgjegjshme”, tha ajo.

“Unë e di se do të kisha bërë një punë më të mirë”, shtoi Clinton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *