Vendosni fjalën kyçe....

Indiani “pushton” rrjetin, bredh rrugëve me maskën anti-Covid19 4 mijë dollarëshe


Shankar Kurade, një banor i shtetit Maharashtra të Indisë ka ndërtuar një maskë kundër Covid-19 me vlerë 4 mijë dollarë prej ari duke bërë që personat në rrugë të kthejnë kokën teksa kalon.

“Ideja për të bërë një maskë ari më erdhi në mendje kur pashë një burrë të veshur me një maskë argjendi. Duke qenë se më pëlqen ari pasi kam zinxhirë e unaza ari, vendosa të bëj edhe një maskë të këtillë. Maska më kushtoi 289,000 rupi [3,869 dollarë]”, vërejti Kurade.

Kurade shtoi se maskë ka vrima për të ndihmuar në frymëmarrje, që do të thotë se ai po vazhdon të vëzhgojë protokollet sociale të distancimit social.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *